Gjatë një jave në Shkodër janë vendosur 635 gjoba, nga Policia Rrugore.
Policia ka ushtruar kontrolle të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar.
Si rezultat, janë proceduar në gjendje të lire 5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë ndëshkuar 323 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 88 për parakalime të gabuara; 23 shoferë, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 15 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 142 drejtues , për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.