Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës.
Për shkak të erërave të forta ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne zonat e Vau Dejës, Komanit, Pukës, Velipojës dhe Malësisë se Madhe.
Strukturat e OShEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Sipas Emergjencave Civile, nuk raportohen probleme ne akse rrugore.