Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Skuadra” në Shkodër.
Policia ka zbuluar një subjekt i përshtatur si call center, në të cilin, përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.
Në pranga janë vënë drejtuesi i skuadrës së operatorëve të këtij subjekti dhe menaxherja e përgjithshme.
Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.