Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ku 30-vjeçari N.P pasi mori ndihmën mjekësore, është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanava.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Detaje tjera priten të japen.