Zjarri që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorur në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtar që operonin në këtë zonë.
Bëhet me dije se 2 zjarrfikës dhe një e moshuar janë asfiksuar nga zjarri dhe janë dërguar në spital.
Flakët e zjarrit kanë kryer mjaft dëme materiale.
Siç bëhet me dije zjarri është drejt shuarjes edhe pas ndihmës së ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.