Zjarri që ka rënë pasditen e 14 qershorit 2024 në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është konsideruar si më i madhi në 20 vite.
Këtë e bëri me dije, shefi i repartit të zjarrfikësve Bashkim Ramaj, i cili tha se në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit dhe të Tivarit.
“Sa morën njoftimin kemi sjell 7 mjete zjarrëfikëse. Janë angazhuar të gjitha mjetet dhe na kanë ardhur në ndihmë edhe të qarkut Lezhe, Malësi e Madhe dhe forcat e Ulqinit dhe të Tivarit. Ishte një rast i vështirë sepse kishte shumë vrull, nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo. Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla, qytetarët duhet që të jenë të ndërgjegjshëm që të mos parkojnë makinat vend e pa vend”, tha ai.
Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.