Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e djeshme rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.
Në dëshminë e tyre, tregtarët ditën e sotme flasin me lot në sy dhe të mërzitur pasi nga kjo punë kanë nxjerrë bukën e gojës dhe nuk kanë të ardhura të tjera
Tregtarja 1 :Kam qenë tregtare prej 22 vitesh, e kemi pasur këtu bukën e gojës, çfarë të bëjmë ( preket). Shansi jonë që nuk kemi qenë duke punuar dhe na ka shpëtuar Zoti në këtë ditë sepse është mall industrial, ka patur gjithçka aty. Këpucë, rroba të ndryshme, na është djegur shumë mall, kishim marrë dhe mall për dimër që ta kishim në shtator. Jemi nja 70-80 tregtarë. Kemi paguar qira çdo muaj, ka qenë treg i licencuar. Ky ka qenë rasti i parë i zjarrit.
Tregtarja 2: Kam që 10 vite këtu, kemi nxjerrë bukën e gojës këtu. Nuk kishim burim tjetër financiar përveçse kësaj pune këtu. Tani jemi në dorë të Zotit, të na shohë shteti të bëhet diçka. Kur më mori një shoqe në telefon kishte mbaruar çdo gjë.