Ky është momenti ku i vihet tritol makinës së policit në Shkodër.
Identifikohen dy persona të maskuar, të cilët vendosin lëndën plasëse në pjesën e pasme të automjetit.
Automjeti i 59-vjeçarit, Kastriot Selimaj ishte i parkuar në oborrin e banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.