Mbi 40 automjete të viteve 30’ deri në ’90-ën janë ekspozuar në sheshin përpara bashkisë Shkodër.
Janë të gjitha mjete të koleksionit “Retro” që kanë bërë bashkë koleksionues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.
“Ford, Modeli A, i vitit 1931. Çdo gjë është mekanike dhe duhet të jeni i fortë për të menaxhuar këtë makinë, nuk është e lehtë nuk e bën kushdo. E solla nga Austria në Shqipëri. Kjo është makina me e vjetër e importuar ndonjëherë në vendin tuaj”, tha ai.
RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi pa një status por sot, koleksioni numëron rreth 700 automjete në të gjithë vendin.
Autokolona e modeleve të veçanta të mjeteve relike shtoi kuriozitetin e mjaft shkodranëve dhe turisteve të cilët shfrytëzuan mundësinë për të patur një foto kujtim me makinat historike.