Për herë të parë në Shkodër “Festa e Krapit”, organizatorët: Synohet ndërthurja e ekonomisë me traditën

Shkodra

Për herë të parë në Shkodër “Festa e Krapit”, organizatorët: Synohet ndërthurja e ekonomisë me traditën

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë në Shkodër u festua “festa e tavës së krapit” duke përbërë kështu një risi.

Kjo festë me këtë peshk të njohur të Shkodrës në mbarë vendin por edhe më gjerë synon që të sjell një ndërthurje të traditës me ekonominë, me profesionet në zhdukje, me artizanatin, me turizmin, me kulturën në përgjithësi, si dhe me ruajtjen e këtij gatimi tradicional shkodran”,shprehet organizatorja Blerte Kraja.

Pedagogia e universitetit të Shkodrës në fakultetin ekonomik Arjeta Troshani e cila mbështet këtë aktivtet thotë se festa të tilla lokale duhet që të zgjerohen edhe më shumë për të patur një ofertë turistike sa më të pasur për vizitorët vendas dhe aq më tepër turistët e huaj.

Festa e tavës së krapit u organizua në pedonalen “Kolë Idromeno” njësoj siç ndodh në drekat tradicionale në shtëpitë e shkodranëve por edhe për të tërhequr kalimtarët e shumtë në qendër të qytetit. Në këtë drekë simbolike nuk mungoi shija e verës, buka dhe produkte të tjera ushqimore që shoqërojnë tavën e krapit zakonisht bashkë me muzikën qytetare shkodrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat