Zjarri ka përfshirë një banesë dykatëshe në Shkodër.
Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, dhe një tjetër e pabanuar.
Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.