Operacioni ‘Territor i pastër’/ Asgjësohen mbi 6 mijë bimë në Shkodër, disa të proceduar

Shkodra

Operacioni ‘Territor i pastër’/ Asgjësohen mbi 6 mijë bimë në Shkodër, disa të proceduar

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 12:15
Shkodër

Gjatë operacionit policor anti-drogë “Territor i pastër”, janë asgjësuar  6032 bimë dhe fidanë narkotike cannabis sativa në zonën e Shkodrës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe kryeplaku i fshatit Iballë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat.

“Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe, kryetari i fshatit Iballë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e një shtetaseje u gjetën 280 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për shtetasit: 47 vjeçe dhe , 32 vjeç.

Gjithashtu në njësinë administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat