Një 33-vjeçar po ndiqet penalisht në Shkodër, pasi ka rrëmbyer fëmijën e tij nga nëna.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin M.N., banues në Tiranë , pasi ka marrë fëmijën pa dëshirën e nënës dhe më pas është larguar nga banesa.
Fëmija është gjetur nga policia dhe i është kthyer nënës.
“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasi:
M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.