U kap duke transportuar ilegalisht 2 emigrantë nga Irani, arrestohet 38-vjeçari

Shkodra

U kap duke transportuar ilegalisht 2 emigrantë nga Irani, arrestohet 38-vjeçari

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 11:32
Policia e Shkodrës

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi është kapur në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar dy emigrant.

Sipas edhe komunikatës për shtyp, 38-vjeçari ka tentuar të kalojë 2 emigrantë nga Irani, me qëllim kalimin e kufirit kundrejt parave.

O.S., 38 vjeç, banues në Tiranë u kap duke udhëtuar me makinën e tij tip BMW i cili u sekuestrua së bashku me 2 celularë në cilësinë e provave materiale.

Njoftimi i policisë:

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Near”.

U kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, për një rast të tillë, kanë organizuar në bashkëpunim me DVKM Shkodër, operacionin policor të koduar “Near”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

O.S., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat