Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ka marrë flakë dhe është djegur një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. K., 26 vjeç.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.