Konflikt në Shkodër, 76-vjeçari plagos me thikë dy persona

Shkodra

Konflikt në Shkodër, 76-vjeçari plagos me thikë dy persona

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Rreth orës 11:40, në rrugën “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç.

Të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat