I kerkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh dhe prostitucion, ndalohet 52-vjeçari

Shkodra

I kerkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh dhe prostitucion, ndalohet 52-vjeçari

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 10:47
Ilustrim

Shkodër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin Shpëtim Memolla, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat