Digjen dy makina gjatë natës në Shkodër, ja kujt i përkasin

Shkodra

Digjen dy makina gjatë natës në Shkodër, ja kujt i përkasin

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 08:05
Ilustrim

Gjatë natës rreth orës 03:32, janë djegur dy automjete në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit Erdi Kraja.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat