Situata e zjarreve në Qarkun e Shkodrës, një vatër aktive në fshatin Vukpalaj

Shkodra

Situata e zjarreve në Qarkun e Shkodrës, një vatër aktive në fshatin Vukpalaj

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 10:59
Ilustrim

Sa i përket situatës së zjarreve në Qarkun e Shkodrës, bëhet me dije se në bashkinë e Malësisë së Madhe, aktualisht është aktive vetëm një vatër zjarri në fshatin Vukpalaj.

Në këtë vatër zjarri është punuar gjatë natës, ndërsa flakët nuk paraqesin tanimë rrezik për banesat.

Sa i përket Bashkisë së Shkodrës, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Në Malin e Gjymit mbetet aktive një vatër, por është e pamundur të ndërhyhet për shkak të lartësisë, e aktualisht vatra po monitorohet nga specialistët.

Sipas informacionit te administruar nga strukturat EC te Bashkive te Qarkut Shkoder, ju informojme se:

Kemi vetem nje vater zjarri aktive ne fshatin Vukpalaj te Bashkise Malesi e Madhe.

Gjate gjithe nates ne kete vater zjarri kane punuar 6 efektiv zjarrfikes dhe 2 automjete zjarrfikese. Aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik per banesa.

*Ne bashkine Shkoder, vijon te monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll, nuk kemi vater zjarri aktive.

Kemi aktive nje vater zjarri ne Malin e Gjymit, por eshte e pamundur nderhyrja per shkak te lartesise, aktualisht kjo vater po monitorohet nga specualiste te ADZM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat