“Territor i pastër”/ Asgjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës

Shkodra

“Territor i pastër”/ Asgjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 13:35
Shkodër

8839 bimë cannabis sativa janë asgjësuar në disa zona të qarkut të Shkodrës.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër” në Pult, Shosh, Postribë, u asgjësuan 5586 bimë kanabis

Në Malësi e Madhe në territorin e njësisë administrative Kelmend u asgjësuan 957 bimë kanabis.

Në Vaun e Dejës në territorin e njësisë administrative Temal u asgjësuan 2167 bimë kanabis

Në Pukë në territorin e njësisë administrative Qelëz u asgjësuan 72 bimë kanabis

Në Fushë Arrëz, në Iballë i asgjësuan 57 bimë kanabis.

“Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”-njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat