8839 bimë cannabis sativa janë asgjësuar në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër” në Pult, Shosh, Postribë, u asgjësuan 5586 bimë kanabis
Në Malësi e Madhe në territorin e njësisë administrative Kelmend u asgjësuan 957 bimë kanabis.
Në Vaun e Dejës në territorin e njësisë administrative Temal u asgjësuan 2167 bimë kanabis
Në Pukë në territorin e njësisë administrative Qelëz u asgjësuan 72 bimë kanabis
Në Fushë Arrëz, në Iballë i asgjësuan 57 bimë kanabis.
“Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”-njofton policia.