Aksident në Shkodër, automjeti përplas të 11-vjeçaren që lëvizte në këmbë

Shkodra

Aksident në Shkodër, automjeti përplas të 11-vjeçaren që lëvizte në këmbë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, ku një automjet ka përplasur një 11-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit, 43-vjeçari me inicialet D. U., ka përplasur të miturën 11-vjeçare, e cila po ecte në këmbë.

Si pasojë, e mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodër për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat