Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, ku një automjet ka përplasur një 11-vjeçare.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Drejtuesi i automjetit, 43-vjeçari me inicialet D. U., ka përplasur të miturën 11-vjeçare, e cila po ecte në këmbë.
Si pasojë, e mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodër për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.