Çdo ditë 200 urgjenca në Shkodër, shumica janë turistë dhe emigrantë

Shkodra

Çdo ditë 200 urgjenca në Shkodër, shumica janë turistë dhe emigrantë

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Deri në 200 persona në ditë, paraqiten në urgjencën e spitalit të Shkodrës, për të kërkuar ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha.

Fluksi i emigrantëve dhe turisteve nuk është vetëm në zonat turistike por edhe në spital dhe në qendrat shëndetësore. Ata paraqiten me simptoma të virozave stinore dhe të Covid 19, të vërtetuar përmes testeve.

Edhe në qendrat shëndetësore të pikave turistike ka shtim të fluksit. Përveç atyre me simptoma të virozave, ka edhe qytetarë të cilët kërkojnë ndihmë pasi janë pickuar nga insektet apo gjarpërinjtë.

Në veri, problem për qendrat shëndetësore në zonat malore është sigurimi i antidotit të helmit të gjarpërinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat