Një 67-vjeçar, është vënë në pranga nga policia e Shkodrës ditën e sotme, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike kanabis që kishte kultivuar në fshatin Trush.
Sipas policisë, 67-vjeçari Ahmet Lanej, po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat më pas u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 361 bimë kanabis
Kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Trush, në mes të një parcele me misër, si rezultat i monitorimit me dron, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 67-vjeçari.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 215 bimë kanabis që ishin kultivuar nga 67 vjeçari.
Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit me patrulla toksore dhe duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Bërdicë, në fshatin Trush, kanë konstatuar se në mës të një parcele me misër ishin kultivuar bimë kanabis.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet Lanej, 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.