Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

41-vjeçari me inicialet E.P. është arrestuar për dhunë në familje.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., banues në fshatin Nënshat.

Pasi kallëzimit të bashkëshortes së tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat