41-vjeçari me inicialet E.P. është arrestuar për dhunë në familje.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., banues në fshatin Nënshat.
Pasi kallëzimit të bashkëshortes së tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.