Tritoli te agjencia e funeralit në Shkodër, identifikohet autori. Kamerat e kapin ‘mat’

Shkodra

Tritoli te agjencia e funeralit në Shkodër, identifikohet autori. Kamerat e kapin ‘mat’

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 09:35
Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku një agjencie funerali iu vu tritol. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili është kapur mat nga kamerat e sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme.

35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat