Është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti tip Range Rover në lagjen Rus në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (7 Shtator), ndërsa nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Ende nuk dihet pronari i mjetit luksoz dhe nëse kemi të bëjmë me një atentat të dështuar.
Ndërkohë uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje.