U qëllua me armë drejt një automjeti, zbardhet ngjarja në Shkodër, shkak konfliktet e mëparshme

Shkodra

U qëllua me armë drejt një automjeti, zbardhet ngjarja në Shkodër, shkak konfliktet e mëparshme

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Alban Bruci ka qëlluar ditën e sotme katër herë me armë zjarri drejt një makine në Shkodër, në të cilën levizte Arlind Kajoshi.

Makina ishte në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit, por shënjestra ishte i biri, Arlind Kajoshi.  Autori është shpallur menjëherë në kërkim, pasi kreu atentatin, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i ngjarjes janë konliktet e mërparshme.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).

Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat