Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Shkodër.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Renaldo Koka. Dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt brenda familjes.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.