Të shtënat në Shkodër, kush është i plagosuri, dyshohet për konflikt brenda familjes

Shkodra

Të shtënat në Shkodër, kush është i plagosuri, dyshohet për konflikt brenda familjes

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Renaldo Koka. Dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt brenda familjes.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat