Detaje të reja/ Autori dhe i plagosuri në Shkodër njiheshin me njëri-tjetrin, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja

Shkodra

Detaje të reja/ Autori dhe i plagosuri në Shkodër njiheshin me njëri-tjetrin, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur këtë pasdite në fshatin Golem në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se i plagosuri Renaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin.

Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër. Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor.

Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat