Dita e parë e shkollës, në Shkodër 2 përqind më pak nxënës se një vit më parë

Shkodra

Dita e parë e shkollës, në Shkodër 2 përqind më pak nxënës se një vit më parë

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Në Shkodër këtë vit të ri shkollor janë rreth 400 nxënës më pak ose 2% krahasuar me një vit me parë. Shifrat i bëri të ditur drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadija.

Ndërkohë në Shkodër janë 3 shkolla që mbyllen teksa nxënësit do përqëndrohen në shkolla të tjera në qendra të fshatrave.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se ndërkohë në Shkodër do të jenë 3 shkolla me turne të dyta ndërsa në disa prej shkollave të kësaj bashkie do vijojë ngrohja me gaz.

Në qytetin verior, këtë vit shkollor në dy shkolla pritet të fillojë rikonstruksioni, ndërsa investime të pjesshme do të ketë edhe në disa shkolla të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat