Incident me kryebashkiakun Benet Beci në Postribë, po merrte pjesë në ceremoninë për kryengritjen anti komuniste

Shkodra

Incident me kryebashkiakun Benet Beci në Postribë, po merrte pjesë në ceremoninë për kryengritjen anti komuniste

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 20:36
Benet Beci

Mes tensioneve, në Shkodër është përkujtuar 78-vjetori i Kryengritjes së Postribës, lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri.

Kryebashkiaku i majtë Benet Beci ka nderuar këtë datë përkujtimore, teksa ka vendosur kurora me lule pranë memorialit që ndodhet në njësinë administrative të Postribës.

Por, ashtu si edhe një vit më parë, ky përkujtim nuk ka kaluar pa incidente, pasi pasardhës të të pushkatuarve i kërkuan socialistit të largohet.

“Me ik prej këtu të thash! Më kanë vra gjyshin, babain në burg, nuk e dua respektin hiç”-shprehet një banor.

Më pas, banorët, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike, hoqën nga memoriali edhe lulet e të majtëve. Ata akuzuan se policia ka arrestuar disa prej tyre.

Më 9 shtator të vitit 1946, mbi 150 burra të Postribës, Shkodrës e Gurit të Zi kundërshtuan instalimin e regjimit komunist. Mbahet mend si revolta e parë antikomuniste, me përmasa të mëdha në Shqipëri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat