Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij;
-K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili qarkullonte me automjetin e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar për kontroll.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme,në lagjen Fahri Ramadani, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë, duke marrë disa dëmtime të lehta.
-H. P., 21 vjeç, banues në Bushat, ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, në hyrje të fshatit Trush, duke drejtuar motomjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka rënë në kanalin anësor të rrugës. 21-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.