Prishet koha në Shkodër e Lezhë, Mbrojtja Civile apel qytetarëve: Tregoni kujdes, pasi ...

Shkodra

Prishet koha në Shkodër e Lezhë, Mbrojtja Civile apel qytetarëve: Tregoni kujdes, pasi ...

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë drejtuar një apel qytetarëve në Qarqet Lezhë e Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet, ndërsa gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje dhe shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

“Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat