E rëndë në Shkodër, 15-vjeçari goditet për vdekje me thikë, shpallet në kërkim autori

Shkodra

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçari goditet për vdekje me thikë, shpallet në kërkim autori

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme pas një konflikti me një person tjetër.

Raportohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur thikë 15-vjeçarin E. Gj.m.

I cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat