Vrau me thikë 15-vjeçarin pas sherrit në Shkodër, kapet pas disa orësh arrati autori/ Edhe ai mbeti i lënduar nga përleshja

Shkodra

Vrau me thikë 15-vjeçarin pas sherrit në Shkodër, kapet pas disa orësh arrati autori/ Edhe ai mbeti i lënduar nga përleshja

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Dyshohet se plagosi me pasojë vdekjen një 15-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron në Polici autorin e dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat