E rëndë në Shkodër/ 34-vjeçarja me makinë ‘merr përpara’ çiftin e të moshuarve me motor

Shkodra

E rëndë në Shkodër/ 34-vjeçarja me makinë ‘merr përpara’ çiftin e të moshuarve me motor

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:04
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti

Një çift të moshuarish N. M., 77 vjeç, dhe L. M., 73 vjeçe kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër. Sipas edhe një komunikate nga Policia, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte çifti.

Dy të moshuarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin N. M., 77 vjeç, dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe. Nga përplasja janë dëmtuar bashkëshortët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat