Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të martë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhure rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matila”, ku dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit me iniciale I. K., ka rënë zjarr. Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.