Në fshatin e Gështenjave, në Reç të Malësisë së Madhe, vizitorët vijnë nga e gjithë Shqipëria.
Gjithsecili mundet të mbledhë vetë gështenjat, të bëjë piknik në natyrën e bukur apo edhe t’i blejë ato nga banorët vendas. Por mbipopullimi gjatë kësaj periudhe ka sjellë pasojat e veta.
Banorët tregojnë se sivjet ka me pak gështenja por cilësia e tyre është me e mirë pasi janë të gjitha të shëndetshme.
Në Reç janë të mbjella rreth 500 ha me gështenja, që japin një prodhim vjetor 400-600 tonë, pjesa me e madhe e cila eksportohet drejt tregjeve të Bashkimit Europian dhe Amerikës. Në këtë ekonomi janë të punësuar, rreth 120 familje të fshatit.