Gështenjat i mbledhin turistët! Në Reç të Shkodrës, 120 familje të punësuara në 500 hektarë

Shkodra

Gështenjat i mbledhin turistët! Në Reç të Shkodrës, 120 familje të punësuara në 500 hektarë

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin e Gështenjave, në Reç të Malësisë së Madhe, vizitorët vijnë nga e gjithë Shqipëria.

Gjithsecili mundet të mbledhë vetë gështenjat, të bëjë piknik në natyrën e bukur apo edhe t’i blejë ato nga banorët vendas. Por mbipopullimi gjatë kësaj periudhe ka sjellë pasojat e veta.

Banorët tregojnë se sivjet ka me pak gështenja por cilësia e tyre është me e mirë pasi janë të gjitha të shëndetshme.

Në Reç janë të mbjella rreth 500 ha me gështenja, që japin një prodhim vjetor 400-600 tonë, pjesa me e madhe e cila eksportohet drejt tregjeve të Bashkimit Europian dhe Amerikës. Në këtë ekonomi janë të punësuar, rreth 120 familje të fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat