Përplasje bandash? Masakra në Shkodër, shkon në katër numri i viktimave

Shkodra

Përplasje bandash? Masakra në Shkodër, shkon në katër numri i viktimave

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:07 Përditësuar në ora: 16:51 më 30.10.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nga viktimat e atentatit në Shkodër/ Kush ishte Hamza Lici

Hamza Lici është një prej viktimave të atentatit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e Dobraçit. Por Lici, ishte një emër i njohur për policinë.

Ai ishte vëllai i Ibrahim Licit, të arrestuar në Turqi si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Emri i Hamza Licit lidhet me ngjarje të bujshme në Shkodër. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.

Në gusht 2018 u ekzekutua me kallashnikov Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash.

Përplasja me armë zjarri mes grupeve në lagjen “Dobraç”, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e rastit

E vdekur mbeti edhe një kalimtar e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Të konfirmuar të vdekur nga policia deri më tani janë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit.

Ndërsa të plagosur rëndë në gjendje kritike janë Arlind Bushati dhe një burrë kalimtar i paidentifikuar.

Dy të fundit janë në gjendje të rëndë dhe mjekët japin pak shpresa.

Përplasje bandash? Masakra në Shkodër, vritet vëllai i Ibrahim Licit, në gjendje të rëndë djali i ish-kandidatit të PD

Në përplasje me armë zjarri ka lënë të vdekur të paktën 3 persona dhe të plagosur një tjetër.

Informacione paraprake bëjnë me dije një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.

Ndërkohë i plagopsur raportohet Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD Xhemal Bushati.

Përplasja mes grupeve në Shkodër, shkon në katër numri i viktimave

Masakra në Shkodër, rëndohet bilanci, shkon numri në katër viktima, teksa ende nuk dihet identiteti i të gjithë viktimave dhe rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.

Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllari i Ibrahim Licit.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati.

Ndërkohë drejt në vendngjarje ndodhet policia dhe 5 ambulanca.

Masakër në Shkodër/ Dyshohet për dy të vrarë dhe dy të plagosur! Dy automjete në ecje hapin zjarr dhe…

Njlë masakër ka ndodhë në Shkodër! Dyshohet për dy të vrarë dhe dy të plagosur!

Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.

Pamje të rënda nga Shkodra! Dyshohet për disa të vrarë, në tokë trupa të pajetë

Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për të 2 plagosur dhe për 2 viktima.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat