E vdekur mbeti edhe një kalimtare e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.
Të konfirmuar të vdekur nga policia deri më tani janë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit.
Ndërsa të plagosur rëndë në gjendje kritike janë Arlind Bushati dhe një burrë kalimtar i paidentifikuar.
Dy të fundit janë në gjendje të rëndë dhe mjekët japin pak shpresa.