Masakra e Shkodrës e paralamëruar? Publikohen pamjet, si u kërcënua Arlind Bushati pak kohë më parë

Shkodra

Masakra e Shkodrës e paralamëruar? Publikohen pamjet, si u kërcënua Arlind Bushati pak kohë më parë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Masakra  e kësaj të mërkure në Shkodër, duket të jetë një ngjarje e paralajmeruar. ABC News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, nga momenti kur një prej viktimave të sotëm përkatësisht Arlind Bushati, është kërcënuar pak kohë më parë.

Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku sic shihet nga pamjet dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij. Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ja ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.

Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky I fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk mund të identifikojë e më pas arrestojë autorët. Kujtojmë se në mars të vitit 2022, babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit, iu vendos eksploziv në një godinë që kishte në pronësi në pedonalen e Shkodrës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat