Pamjet që shihni të siguruara nga "Ora News" janë të automjetit të djegur totalisht që u gjet nga policia në fshatin Grudë e Re vetëm 7 kilometra larg vendit ku u vranë dy persona dhe dy të tjerë tashmë po loftojnë për jetën në spitalin e Shkodrës, në gjendje kritike.
Mendohet se pikërisht mjeti “Range Rover” është përdorur në atentatin ndaj Hamza Licit, pasi brenda tij u gjetën dhe dy armë zjarrin, automatikë.
Policia e Shkodrës ka reaguar sërish për masakran që ndodhi këtë të mërkurë me dy viktima dhe dy të plagosur.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në automjetin që po udhëtonte Lici dhe Bushati u gjetën tre armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.