Vrasja në Shkodër, Spaho: Marshim-protestë për të shprehur revoltën tonë

Shkodra

Vrasja në Shkodër, Spaho: Marshim-protestë për të shprehur revoltën tonë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 14:57
Deputeti demokrat, Edmond Spaho

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se ditën e shtunë do të zhvillohet një marshim-protestë në Shkodër, pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku tre persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.

“Ngjarja në Shkodër është shumë e rëndë. Krimi ka marrë frenat e shteit dhe është jashtë kontrollit. Policia në vend që të mbrojë qytetarët është në shërbim të krimit të organizuar”, tha Spaho.

Ai u shpreh se referuar edhe skandalit të listave të deputetëve të PS-së në Durrës, shihet se deri ku shtrihet krimi i organizuar.

“Nisur nga ngjarja e Shkodrës ne do të protestojmë, do të bëjmë një marshim-proteste paqësore, që të shprehim revoltën, pakënaqësinë tonë, ndaj gjendjes ku ndodhet vendi”, tha Spaho.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat