Ky është burri që vdiq sot në spital nga masakra e Shkodrës

Shkodra

Ky është burri që vdiq sot në spital nga masakra e Shkodrës

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:12
Bashkim Basha

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati i rëndë në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 tetor, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha.

Bashkim Basha ndodhej prej 4 ditësh në spital në gjendje të rëndë, por sot (3 nëntor) raportohet se ai ka humbur jetën.

"Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar."

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat