Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike në Shkodër, nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorit

Shkodra

Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike në Shkodër, nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorit

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Gjenden dhe asgjësohen 88 bimë të dyshuara narkotike në fshatin Brashtë të Shkodrës.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë të këtij rasti.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Brashtë, në vendin e quajtur “Bjeshka e Brashtës”, gjetën të kultivuara 88 bimë të dyshuara narkotike, të cilat i asgjësuan me anë të djegies.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat